Kreu i ri i Gjykatës Kushtetuese/ Dështon raundi i parë, ja kur pritet të mbahet seanca e radhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu i ri i Gjykatës Kushtetuese/ Dështon raundi i parë, ja kur pritet të mbahet seanca e radhës

Dështon raundi i parë për zgjedhjen e kreut të ri të Gjykatës Kushtetuese.

 

Në garë për këtë post janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.

 

Advertisement

Në njofim thuhet se asnjë prej tre kandidateve nuk mori 5 vota, që është minimumi ligjor për të shpallur fituesen.

 

Raundi i dytë do të mbahet në datën 17 shkurt në orën 10:00.

 

Advertisement

Sot, më 15 shkurt 2023, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

 

Pas prezantimit të platformave dhe vizioneve të kandidateve, Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj u vijua më tej me raundin e parë të votimit. Në përfundim të këtij procesi asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

 

Advertisement

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e dytë të votimit në datën 17 shkurt 2023, ora 10:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy