Kreu vrasje dhe plagosje mostruoze, Dan Hutra del sot para gjykatës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kreu vrasje dhe plagosje mostruoze, Dan Hutra del sot para gjykatës

Seanca gjyqësore për autorit e vrasjeve dhe plagosje në seri, Dan Hutra, pritet të mbahet këtë të shtunë në orën 10:30. Ai akuzohet për 5 vepra penale dhe sot do të njihet me masën e sigurisë. Në dëshminë e tij, Dan Hutra është treguar gjakftohtë duke mos shfaqur pendesë për krimet e bëra. Madje, ai ka shtuar se donte të vriste dhe një tjetër person nëse nuk do ishte arrestuar nga uniformat blu.

 

Ai akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave, vrasje me paramendim, vrasje e mbetur në tentativë, plagosje të rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Dan Hutra vrau Mevlute Hysa 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe ka plagosur Elena Hysa, 35 vjeçe ish-bashkëjetuesja e autorit të dyshuar dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, nëna e saj. Ndërkohë ekzekutoi dhe dy gra të tjera, Etleva Kurtin dhe plagosur Marjana Gurakuqin.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy