Kryemadhi: Nuk është problemi tek fitorja, por tek ndryshimi, LSI jua garanton këtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi: Nuk është problemi tek fitorja, por tek ndryshimi, LSI jua garanton këtë

Kryetarja e LSI tha mes të tjerash ne diskutimet me pronarët e bizneseve dhe banorë se nuk është problemi tek fitorja por tek ndryshimi. Sipas saj është shumë e rëndësishme që të ftohen njerëzit që të votojnë .

 

Nuk është problemi te fitorja më shumë se sa tek ndryshimi. Ne më 25 prill duhet të ftojmë njerëzit që të shkojnë të votojnë në kutitë e votimit dhe të shprehin votën e tyre për atë që i përfaqëson ata më mirë. Ne po shpërndajmë programin e LSI-së, i cili ka të bëjë me pesë prioritete. Ka të bëjë me ju që jeni biznese të vogla, që kjo qeveria ju ka mbytur në taksa, t’jua ulim taksat dhe sa më shumë ua ulim taksat juve, aq më shumë ulen çmimet për konsumatorët shqiptarë. Sa më shumë ulen çmimet, aq më shumë dhe konsumojmë, aq më shumë fitojnë familjet.

 

Advertisement

Monika Kryemadhi ishte paraditen e kësaj të marten në Kamëz ku bisedoi me bizneset dhe iu shpërndau atyre programin e LSI.

 

 

Ne këtu jemi në zonën e Kamzës ku kemi Përparim Spahiun, Faik Bashën, Nora Malajn, që do ta përfaqësojnë më së miri LSI-në. Por, unë do të dëshiroja që më 25 prill të shkoni të votoni sa më shumë që të keni mundësi. Votoni kandidatin që ju pëlqen më shumë, por vetëm jo ata që ju kanë rritur taksat, ata që ju kanë rritur çmimet.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy