“Kryeministër i jashtëzakonshëm”, Spiropali: Rama si la kusur ambasadorit rus në OKB

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kryeministër i jashtëzakonshëm”, Spiropali: Rama si la kusur ambasadorit rus në OKB

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka hapur punimet në Kongresin e Partisë Socialiste.

 

Minsitrja Spiropali tërhoqi vija paralele mes Partisë Socialiste dhe opozitës dhe tha se këta të fundit kanë mbetur në të kaluarën, ndërsa PS është partia e veteme e cila ka qëllim vetërregullimin dhe ecjen përpara.

 

Advertisement

Spiropali: Duhe të kuptojmë pse ne jemi në punë dhe pse ata janë kthyer në shkopinj për punën e Shqipërisë. Garda personale e një njeriu të vetëm veçse vjell zjarr e thyen karrgie. Reforma në drejtësi është një nga hapat më madhorë që kemi marrë për të krijuar kontrollin dhe ekuilibrin e dy pushteteve të tjera. Filozofia jonë politike është një dhe e pandryshueshme suksesi është kolektiv dhe duhet ta ndajmë me të gjithë por përgjegjësitë janë individuale.

 

Ky është dallimi ynë me kundërshtarët tanë që sillen si piromanë dhe shkatërrojnë e djegin. Ata po i tmerron ankthi dhe frika për të vërtetën. Janë të paaftë që të ndërtojnë. E kurdiin sahatin e tyre me akerepat e ’97. Ata ndezin zjarr në sallën e Kuvendit, ne ndezim drtat në qytetet e Shqipërsië. Ne ndezim flakën e shpresës për Shqipërinë e dekadës tjetër. Ata kanë humbur dhe shpresën vetjake. Kemi lirinë për të ndryshuar dhe për tu korrigjuar, ndërkkohë që ata mbeten viktima të gabimeve. Asnjë lider tjetër sa Edi Rama dhe asnjë parti, nuk është treguar kaq e aftë dhe kaq këmbëngulëse në praktikën e vetëkorrigjimit. Sfida jonë është një tërësi betejash të përditshme, të cilat nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç fitores.

 

Advertisement

Suksesi ynë është mjet për të çuar para punët e mbara që po bëjmë. Ne po i hapim rrugë magjisë më të madhe të demokracisë, garës së ndershme të lirisë. 10 milionë turistë në 1 vit në Shqipëri nuk kanë ardhur vetëm të gishur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama që si lë kusur ambasadorit rus në mes të mbledhjes së Këshillit të Integrimit. Ata vijnë dhe do të rivijnë në shtëpinë mikpritëse.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy