Kryesia e PD miraton kandidaturat e Bashës dhe Gjergji Hanës për kreun e partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryesia e PD miraton kandidaturat e Bashës dhe Gjergji Hanës për kreun e partisë

Kryesia e PD ka zyrtarizuar Lulzim Bashën dhe Gjergji Hanin si dy kandidatët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike.

 

Ne kete mbledhje mungonin sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe deputetët që janë rreshtuar prej javësh kundër Lulzim Bashës dhe zgjedhjes së shpejtë të kryetarit të PD.

 

Advertisement

Miratimi i kandidaturave për pozicionin e Kryetarit të Partisë Demokratike shënon një moment vendimtar për familjen tonë politike. Në prag të çeljes së garës, ne ftojmë çdo demokrat të jetë pjesë aktive e saj dhe e procesit të riorgnizimit, nëpërmjet të cilit do të ngrihemi në lartësinë e vlerave dhe aspiratave mbi të cilat Partia Demokratike u themelua në Dhjetor të vitit 1990, si forca e parë pro-perëndimore dhe si shpresa e shqiptarëve për ndryshim.Gjithashtu, nisur nga zhvillimet e fundit brenda forcës sonë politike, Kryesia e Partisë Demokratike e vlerëson të papranueshëm qëndrimin bojkotues të disa prej anëtarëve të saj dhe fton secilin prej tyre të vetëpërmbahet nga ngritja e pretendimeve të pabaza që dëmtojnë interesat e familjes sonë politike.Ne ftojmë çdo anëtar të Kryesisë së Partisë Demokratike të jetë pjesë e jetës institucionale dhe t’i japë zë çdo shqetësimi që mund të ketë brenda mandatit me të cilin është ngarkuar nga anëtarësia.Mosnjohja e institucioneve, pretendimet mediatike të pabaza dhe akuzat e pamotivuara nuk ndihmojnë procesin e riorganizimit dhe shfokusojnë përpjekjet e përbashkëta për t’u dhënë demokratëve dhe shqiptarëve një opozitë të fortë dhe një alternativë qeverisëse të denjë për sfidat e Shqipërisë., thuhet ne njoftimin e shperndare nga PD.

 

Gara per kreun e PD do te zhvillohet ne 29 korrik, ndersa Basha sipas gjasave do te marre mandatin e katert ne krye te kesaj force politike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy