Kryesia i “mori” vulën/ Bardhi ironizon: Akte nën efektin e dëshpërimit, kundër Statutit të partisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryesia i “mori” vulën/ Bardhi ironizon: Akte nën efektin e dëshpërimit, kundër Statutit të partisë

Partia Demokratike ka thelluar ndasitë e brendshme, ku këtë herë protagonist është Gazment Bardhi, aleat i kahershëm i Lulzim Bashës, por që mbështetësit e këtij të fundit kanë vendosur t’i “marrin vulën”.

 

Vula zyrtare e Partisë Demokratike me vendin të Kryesisë së Partisë do t’i kalojë, Indrit Sefës,  sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore dhe josekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

 

Advertisement

Ky vendim nuk ka kaluar pa një koment nga Bardhi, i cili ka preferuar të mos shfaq shqetësim mbi këtë veprim të Kryesisë.

 

Akt nën efektin e dëshpërimit, e cilëson Bardhi këtë vendim, ndërsa nuk kursen as ironinë përkundrejt atyre që i “morën vulën”.

 

Advertisement

Nuk e kam zakon te komentoj veprime dhe akte qesharake dhe nen efektin e dëshpërimit. Por për kureshtjen tuaj: Vula administrohet sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit nr. 218, datë 07.11.2019 të Kryetarit të Partisë; ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi behet sipas nenit 21 të Statutit të Partisë dhe rregullave të miratuara me udhëzimin nr. 8, datë 19.01.2020 të Sekretarit të Përgjithshëm. Statuti i Partisë nuk ndryshohet me vendim të Kryesisë, e aq me pak me vendim pa kuorum të kryesisë! Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD. Për këtë arsye, për zhvillimet në PD referojuni vetem dispozitave të Statutit, se me letra me firma mund tju vij këto ditë edhe ndonjë vendim për sekuestrimin nga “Kryesia e PD” e kurorës së mbretit të Anglisë”, shkruan ai.

 

Vula e partisë për herë të parë nuk do të administrohet nga Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa këto vendime brenda PD vijnë pak ditë para zgjedhjes së kreut të ri, çështje që ka sjellë të tjera ndasi.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy