“Kthim në diktaturë”/ Alimehmeti: Rama dekurajoi votuesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kthim në diktaturë”/ Alimehmeti: Rama dekurajoi votuesit

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka folur mbrëmjen e sotme në Quo Vadis për zgjedhjet vendore të 14 majit, ku koalicioni Bashkë Fitojmë arritit të merrte vetëm 7 bashki.

 

Alimehmeti akuzoi kryeministrin Edi Rama se me gjuhën e përdorur dekurajoi qytetarët që të dilnin dhe të votonin.

 

Advertisement

Sipas tij, një taktikë e tillë për tu hequr njërëzve të drejtën e votës, është një kthim mbrapa, kthim në diktaturë.

 

“Mund të kishim bërë patjetër më shumë. Kemi pasur barriera për të arritur. Kemi pasur kohë televizive të munguar, kemi pasur fonde të munguaradhe ndoshta nuk arritëm dot atë kohë që kishim të cunguar për ta ccuar mesazhin deri në fund, për të ccuar programin deri në fund. Problem ka qenë edhe ndarja, koncepti përcarja mes dy forcave që në Tiranë tregoi qartë ku ishte disbalanca. Megjithatë përccon një frymë tek të tjerët që nuk dolën, se pamë një rënie të madhe të pjesëmarrjes në votim, që qe për dy arsye.

 

Advertisement

Nga krahu tjetër patëm një fushatë të plotë total politike me një gjuhë dekurajimi për të votuar, të përdorur nga kryeministri. Unë nuk pranoj dot që një vend demokratik në vitin 2023, një përfaqësues i lartë i shtetit të shkojnë e të dekurajonë  pjesëmarrjen në votim. Vota ndan demokracinë nga diktatura. E drejta e votës nuk na ka rënë nga qielli, baballarët tanë kanë derdhur gjak për këtë. Ta lësh mënjan e të flasësh kundër votës, është kthim në diktaturë. Unë nuk dëgjova as nga ndërkombëtarët që ta dënonin këtë gjë”, tha Alimehmeti

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy