Kur futbolli bën mrekulli/ 13-vjeçarja me autizëm, pjesë e skuadrës së Elbasanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kur futbolli bën mrekulli/ 13-vjeçarja me autizëm, pjesë e skuadrës së Elbasanit

Futbolli me të vërtetë bën mrekulli. Kjo është Anja Haka, 13-vjeç nga Elbasani e cila është e apasionuar pas futbollit. Ajo është e diagnostikuar me autizëm, por kjo nuk e veçon aspak nga shoqet e saj, përkundrazi, është bërë një shembull për çdo vajzë që ëndërron të bëhet futbolliste profesioniste.

 

ANJA HAKA – FUTBOLLISTE

”Kisha shumë dëshirë, luaja me shoqet. Futbollin e fillova në lagje, në shkollë duke luajtur. Për mua është sporti i preferuar. Kënaqem shumë sa herë luaj me shoqet e mia. Ndjek shpeshherë dhe skuadrat në stadiume, Partizanin, Tiranën, Elbasanin. Më pëlqen shumë futbolli.”

Advertisement

 

Prej  disa vitesh pjesë e ekipit të futbollit për femra të Elbasanit, ajo është kthyer në  golashënuesen më të mirë të ekipit, falë këmbënguljes së vet Anjës, por edhe përkushtimit të trajnerit, dhe dashurisë që i falin shoqet e ekipit. Për vajzat, por edhe vetë teknikun Ilir Hoxha, 13-vjeçarja është një frymëzim.

 

SHOQET E SKUADRËS

Advertisement

”Anja është shumë vajzë e mirë. Për  ne është bërë një shembull. Gjithmonë e sheh të qeshur dhe ne përpiqemi ta mbajmë afër dhe ti ofrojmë mbështetjen tonë.”

ILIR HOXHA – TRAJNERI I SKUADRËS

”Anja ka qenë ndër fëmijët e parë që i është bashkuar grupit. Fillimisht ishte si çdo fëmijë që nuk e pranonte humbje dhe qëllimi im ky ishte që Anja të bëhej një fëmijë i mirë mbi të gjitha dhe e zonja për jetën. Sot ajo është golashënuese e kampionatit dhe ndër më të mirat.” 

 

Advertisement

Dëshira më e madhe e Anjës është që një ditë të bëhet futbolliste profesioniste duke u ngjitur sa më lartë në futboll e pse jo që të fitojë  një vend dhe në kombëtaren e madhe kuqezi.

 

KUR FUTBOLLI BEN MREKULLI

13 VJECARJA ME AUTIZEM PJESE E SKUADRES SE ELBASANIT

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy