Kurorezohen dy me te bukurat. Deta Kokomani dhe Roksana Ibrahimi triumfojne ne “Miss Universe Albania & Kosovo 2022”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurorezohen dy me te bukurat. Deta Kokomani dhe Roksana Ibrahimi triumfojne ne “Miss Universe Albania & Kosovo 2022”

Eventi më i madh i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo” kurorëzoi në natën finale dy vajzat më të bukura, Deta Kokomanin për Shqipërinë, dhe Roksana Ibrahimin për Kosovën. Fitueset do të përfaqësojnë dy vendet në Miss Universe 2022.

Ndërkaq shoqëruesja e dytë e miss-it, u shpalll Klea Kordhoni dhe shoqëruesja e tretë Klarisa Pengu.

Mbrëmja gala, e cila zgjati përreth 4 orë live në Pallatin e Kongreseve, në moderimin e Teni Vllaçajt, Soni Malajt, e Adela Canit përcolli një finale plot emocione, surpriza e të ftuar special.

Gjatë spektaklit u dhuruan dhe mjaft çmime të tjera si Miss Grand Kosovo 2022 për Edona Aliun, Miss World Albania për Anxhela Topuzin, Miss earth Albania për Rigelsa Cybin, gjithashtu edhe disa bursa studimi dhe një kontratë pune në Vizion Plus për Gilberta Miftarin.

Advertisement

Vajzat pjesëmarrëse sfiluan nën tingujt e muzikës së interpretuar nga këngëtarët më në zë të momentit si Marsela Çibukaj, Gena, Anxhela Peristeri, Manjola Nallbani, etj., të cilët shtuan dhe më shumë atmosferën festive.

“Miss Universe Albania & Kosovo”, ashtu si çdo vit edhe në këtë edicion erdhi me një mision. Në bashkëpunim me ambasadën e Ukrainës në Tiranë, të gjithë të ardhurat e mbledhura nga nata finale do të shkojnë në ndihmë të disa prej familjeve ukrainase të prekura nga lufta.

Mbrëmja  u  transmetua ekskluzivisht në Vizion Plus dhe në Klan Kosova.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy