
Bashkia Kuçovë është fituar me një diferencë prej më pak se 200 votash nga Kreshnik Hajdari, nën logon e Partisë Socialiste.
Rezultati është ndjekur nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi, i cili ka shpërthyer në akuza duke mos pranuar humbjen.
Advertisement
Ai ka akuzuar kundërshtarin se ka manipuluar vullnetin e qytetarëve duke blerë vota. Në të njëjtën kohë, Maliqi bën bashkëfajtore edhe Policinë e Shtetit në blerjen e votave.
“Kzaz-ja u mbyll, ka manipulim”, tha Maliqi.
Advertisement
Ai theksoi se ka adresuar pretendimet e tij edhe tek ndërkombëtarët.