Lejonte kalimin e personave të shpallur në kërkim, arrestohet polici në Portit të Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lejonte kalimin e personave të shpallur në kërkim, arrestohet polici në Portit të Durrës

Një inspektor i Portit të Durrësit është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka vënë në pranga një inspektor të Portit të Durrësit, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se inspektori 57-vjeçar në këmbim të parave lejonte kalimin në doganë të personave që iu ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen.

 

Advertisement

Në të njëjtën kohë dyshohet se 57-vjeçari lejonte kalimin e personave të shpallur në kërkim dhe mjeteve të pa doganuara.

 

“Nga hetimet e kryera, rezulton se punonjësi i policisë ndaj të cilit u ekzekutua masa e sigurimit, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra, lejonte hyrje-dalje të shtetasve që kishin ndalesa për udhëtimin në zonën Shengen, në këmbim të vlerave monetare, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro.

 

Advertisement

Këto ndërveprime korruptive të dokumentuara gjatë hetimeve, kryheshin në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, përfshi edhe raste të lejimit të kalimit të shtetasve të shpallur në kërkim nga organet e drejtësisë, apo automjeteve, pa ju nënshtruar regjimit doganor”, thuhet në njoftim.

 

Gjithashtu, për shtetatasin E. S., 25 vjeç është caktuara masa e sigurimit personal “Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, pasi akuzohet se ka ndërvepruar me kontrollorin e arrestuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy