“Lëvizja Bashkë” proteston kundër rritjes së pagave për ministrat dhe deputetët: Mos u ngopshi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lëvizja Bashkë” proteston kundër rritjes së pagave për ministrat dhe deputetët: Mos u ngopshi!

“Mos u ngopshi”, është pankarta me anë të së cilës protesojnë para Kuvendin aktivistët e “Lëvizjes Bashkë”.

 

Protesta e kësaj të enjteje lidhet me vendimin e miratuar nga Komisioni i Ekonomisë për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave në kuadër të reformës së pagave.

 

Advertisement

Ky projektligj pritet të diskutohet e miratohet në seancën plenare e kësaj të enjteje nga vetë deputetët.

 

Ndonëse qeveria në prezantimin e kësaj reforme theksoi se synimi ishte rritja e pagave për të gjitha shtresat e shoqërisë, aplikimi i reformës që në krye të herës tek vetë deputetët dhe ministrat ka shkatuar reagim qytetar.

 

Advertisement

Krahas deputetëve dhe ministrave reforma në pagë po aplikohet edhe për punonjës të administratës.

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje që sektori privat t’i bashkohen kësaj reforme dhe të rrisin pagat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy