Lëvizje të mëdha të qytetarëve nga Qafë-Thana dhe Kapshtica

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëvizje të mëdha të qytetarëve nga Qafë-Thana dhe Kapshtica

Rritet numri i hyrje daljeve në dy pikat kryesore kufitare në juglindje të vendit, atë të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Burime zyrtare bëjnë me dije se nga e hëna e deri të premtën e kësaj jave nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 13 000 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Duhet thënë se në këtë pikë të kalimit kufitar  numri i lëvizjeve në të dy anët e kufirit ka qënë pothuajse i njëjtë. Nga njëra anë shqiptarët që vijnë nga Greqia në drejtim të Shqipërisë për të kaluar pushimet me familjarët e tyre dhe nga ana tjetër shqiptarë të cilët sipas policisë sonë kufitare kanë deklaruar se shkojnë për pushime në shteti Helen. Nga ana tjetër gjatë 5 ditëve të kësaj jave nga Shqipëria në drejtim të Maqedonisë së Veriut kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 27 000 shtetas duke regjistruar kështu numrin më të lartë të lëvizjeve që nga koha e pandemisë. Për të përballuar fluksin në rritje në Kapshticë punohet me 4 sportele në hyrje dhe dalje ndërsa në Qafë Thanë me 6 sportele. Në se pala greke për të gjithë shtetasit që hyjnë në vendin fqinj kërkon formularin PLF si dhe tamponin ose certifikatën e vaksinës, hyrja në Maqedoninë e Veriut është e lirë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy