“Libër” për zgjedhjet e 14 majit, Berisha dhe Meta: Edi Rama i bleu votat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Libër” për zgjedhjet e 14 majit, Berisha dhe Meta: Edi Rama i bleu votat

Lideri i opozitës Sali Berisha e kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u bashkuan sot për të prezantuar të gjitha parregullsitë, që sipas opozitës shoqëruan zgjedhjet lokale të 14 majit. Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë vendosur që të gjitha problemet, që opozita ka konstatuar në zgjedhje t’i publikojnë në një libër në gjuhën angleze për të pasur më të lehtë përçimin e shqetësimeve te faktori ndërkombëtar.

 

SALI BERISHA

“Askush nuk duhet ta marri këtë libër, këtë raport si një qarje, jo ky është një kushtrim. E kemi publikuar me një qëllim që çdo shqiptar që ka besimin, interesim më minimal tek e vërteta, duhet ta dijë se Edi Rama zgjedhje nuk bën. Edi Rama vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh zgjedhje.”

Advertisement

 

Lideri i opozitës Sali Berisha përsëriti se qeveria shkeli ligjin dhe ndërhyri në çdo hallkë të procesit elektoral, duke përdorur fondet shtetërore për të siguruar votën e qytetarëve.

 

“Nga fillimi e deri në fund me vendim qeverie vendosi tu dërgojë pensionistëve zarfin 50 mijë lekë, 683 mijë pensionistëve. Me vendim qeverie, të gjitha në kundërshtim me ligjin shpalli rritjen e rrogave në mes të fushatës  elektorale. Shpërndau miliona e miliona para për tërmetin. Vetëm në Peshkopi shpërndau 400 mln lekë për personat më aftësi ndryshe.”

Advertisement

 

Takimi mes Sali Berishës dhe Ilir Metës vjen vetëm një ditë pas tryezës së opozitës, ku Gazment Bardhi vendosi të mos ftojë deputetët e Partisë së Lirisë. Por vetë Meta zgjodhi të vlerësonte tentativën për bashkim, duke theksuar se opozita është më e madhe se deputetët që ishin dje në tryeze e ka 63 deputetë.

 

ILIR META

Advertisement

 

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Besoj se deputetët e Partisë se Lirisë kanë qenë gjithnjë në vijën e parë të ballafaqimit dhe është e rëndësishme që 63 deputetet e opozitës t’i përgjigjen sakrificës së atyre që i kanë votuar në 2021 dhe të ndalojnë çdo lloj komunikimi me ketë regjim, i cili investimin më të madh e ka bërë për të përçarë opozitën dhe për të blerë segmente të caktuara të saj.”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy