Liderët europianë në Tiranë, nuk dihet ende nëse Kurti do të jetë i pranishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Liderët europianë në Tiranë, nuk dihet ende nëse Kurti do të jetë i pranishëm

Nesër në mesditë, kryeministri Edi Rama do të presë në Tiranë liderët e vendeve të rajonit dhe komisionerin për zgjerimin, Oliver Varhelyi.

 

Takimi do të mbahet në ambientet e vilës 30 dhe fokusi i tij janë përgatitjet për samitin e procesit të Berlinit, që do të mbahet për herë të parë në Tiranë, në muajin tetor.

 

Advertisement

Në takimin e nesërm do të marrin pjesë liderët e Maqedonisë së veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës. Por ende nuk ka një konfirmim, nëse do të vijë apo jo Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

 

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një tur në të gjithë kryeqytetet e rajonit për të diskutuar rreth samitit të procesit të Berlinit. Qëllimi i shefit të qeverisë, Rama, ishte që të gjitha vendet të hartojnë një plan të përbashkët, se si Bashkimi Evropian mund të ndihmojë Ballkanin perëndimor.

 

Advertisement

I vetmi lider me të cilin kryeministri Rama nuk mundit të takohej ishte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti refuzoi të takohej me homologun e Shqipërisë, duke i kujtuar anulimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive tona.

 

Mbetet për t’u parë deri nesër, nëse kryeministri Kurti do të vijë në Tiranë, apo do të refuzojë sërish një takim me kryeministrin Edi Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy