Ligji për nënat surrogate, mjekja: Në Gjermani është e ndaluar, ka abuzime dhe marrëveshje lekësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ligji për nënat surrogate, mjekja: Në Gjermani është e ndaluar, ka abuzime dhe marrëveshje lekësh

Ligji i nënave surrogate ka hapur një debat të madh në vendin tonë.

Mjekja Aurora Meta Dollenberg në një lidhje live për emisionin “Vizioni i Pasdites”, është shprehur kundër kësaj nisme.

Ajo tha se edhe në Gjermani është i ndaluar një ligj i tillë, për faktin se ka abuzime dhe marrëveshje për shit-blerjen e fëmijëve.

Gjermania e ka mbyllur këtë temë që para 30 vitesh dhe është miratuar një ligj dhe është e ndaluar surrogracia, qoftë e fshehur, qoftë edhe për arsye etike dhe politike. Qeveria gjermane edhe sot është kundërr surrogracisë. Raste përjashtimi mund të ketë gjithmonë, por ligji jo më kot parashikon që nëna bilogjike të jetë nëna që lind fëmijën. Në praktika të fshehura, ka shumë abuzime me nënat surrogate dhe janë marrëveshje lekësh që fëmijët blihen. Edhe unë si mjeke jam kundër këtij ligji”, tha mjekja./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy