Luçiano Boçi prezantohen nën logon e PL/ Meta: 14 maj do të shënojë triumfin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Luçiano Boçi prezantohen nën logon e PL/ Meta: 14 maj do të shënojë triumfin tonë

Kreu i PL Ilir Meta prezantoi nën logon e partisë së tij, kandidatin e “Foltores” për Elbasanin, Luçiano Boçin.

 

Në fjalën e tij me të rinjt e Elbasanit, Meta kërkoi mbështetjen e tyre përmes votës. Ai theksoi se Luçiano Boçi është alternativa e duhur për zonën e tyre dhe premtoi se ai do t’i japë fund largimit të tyre nga Shqipëria dhe Elbasani.

 

Advertisement

 

“Unë jam i sigurt që të gjitha këto prioritet janë një domosdoshmëri ku në të ardhmen do të flasi vetë puna e kryebashkiakëve tanë unë kam besim absolut që me profesor Luçianon të rinjtë dhe të rejat do të gjejnë aleatin e tyre më të mirë për të ecur të sigurt në rrugën e progresit dhe i gjithë qyteti të fitojë atë gjallëri që meriton askush nuk e ka energjinë tuaj për të ndryshuar dhe duke u bashkuar ju do të shndërrohen në një ortek që në 14 maj do të shënojë një nga triumfet më të mëdha atë demokracisë në të gjithë Shqipërisë se beteja e Rilindjes është kundër rinisë dhe demokracisë është betejë për korrupsionin e një pakice uzurpatore që i ka zënë frymën vendit tonë ndaj mundësia erdhi edhe drejt 14 majit të gjithë të votojmë prof. Luçianon Boçin dhe ne do të fitojë me të rinjtë e Elbasanit që prindërit tuaj të mos jetojnë me ankthin e largimit tuaj nga Elbasani por të jenë krenarë që ishit pjesë e ndryshimit, fitore dhe rroftë rinia e Elbasanit”, tha Meta.

 

 

Advertisement

Kandidatët e “Foltores” vijojnë të prezantohen nën logon e partisë së aleatit të Berishës. Ky i fundit ankimoi në KAS vendimin e KQZ për ta lënë jashtë koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy