“Lufta” në PD/ Merret në pyetje në Prokurori edhe Lulzim Basha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lufta” në PD/ Merret në pyetje në Prokurori edhe Lulzim Basha

Pas dëshmisë së dhënë nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti Flmaur Noka, kreydemokrati Lulzim Basha ishte  ai që u paraqit pranë organit të akuzës për të dëshmuar mbi protestën e dhunshme të 8 janarit.

I shoqëruar nga truprojat e tij, basha mbërriti në ambientet e jashtme të Prokurorisë rreth orës 13:45. Kreu demokrat po merret në pyetje nga prokurori i çështjes Elio Mazreku.

Advertisement

Ai po jep shpjegimie për të gjitha aktet e dhunës të regjistruara gjatë tubimit si dhe hedhjen e gazit lotues dhe bombolave zjarrfikëse nga ana e personave që ishin brenda selisë.

Por ndërsa kreu demokrat po jep sqarime, më herët në prokurori u paraqit për të dëshmuar dhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmetn Bardhi.

Advertisement

Për rreth dy orë e gjysmë, numri dy i demokratëve dha shpjegime për atë se çfarë ndodhi në 8 janar. Këtë Gazment Bardhi e pranoi dhe pas daljes nga Prokuroria.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy