Lulzim Basha jep dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lulzim Basha jep dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike

Lulzim Basha jep dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.

 

“25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët dhe për shqiptarët, masakra zgjedhore ndali ndryshimin me 25 prill.

Shpresa per tu ringritur ka marrë për fat te keq prej goditje të njëpasnjëshme. Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, jam i bindur se do ta qartësojë koha. Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, Kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve.Kjo nuk është një tërheqje, por një nxitje më shumë që betejën tonë për një PD të së ardhmes ta bëjmë të gjithë bashkë

Advertisement

të zhveshur nga çdo shpifje se kjo që ka ndodhur për karriken e kryetarit. Unë jam dhe do jem tërësisht i angazhuar krah jush, do bëj gjithçka qe ti japin forcë vizionit tonë për një Parti Demokratike që zgjedh të ardhmen

Kjo do të thotë se unë do të vazhdoj pareshtur e pa u lëkundur të punoj per këtë ringritje të Partisë Demokratike rreth vlerave, parimeve dhe standardeve tona si demokratë. Ka nevojë që të nisë sa më parë një proces vetëdijësimi, analize dhe përbashkimi parimor më pas një proces zgjedhor i hapur, transparent, i lirë dhe i drejtë, nga baza në qendër i gjithë lidershipit të PD.

Demokratët janë të lodhur nga konflikti i brendshëm, nga fushatat dhe gjuha denigruese, nga e cila dëmtohet PD dhe Shqipëria dhe përfiton vetëm Edi Rama dhe klika e tij.Shqipëria meriton dhe do të ketë një PD të fortë, parimore, në krah të interesit qytetar dhe kombëtar dhe të aleatëve strategjikë,

Siguroj të gjithë demokratët, simpatizantët, mbështetësit, dhe votuesit tanë se këtë hap e hedh në funksion të shërimit të plagëve të hapura padrejtësisht në zemrat e demokratëve. Me vendosmërinë e pathyeshme për të vazhduar betejën me dhe për demokratët, me dhe për Partinë Demokratike, si e vetmja shpresë për shqiptarët, për të mundur të keqen dhe për të ardhmen e Shqipërisë”

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy