“Lumë” ankesash nga bizneset, profesionistët e lirë kundërshtojnë këstin mujor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lumë” ankesash nga bizneset, profesionistët e lirë kundërshtojnë këstin mujor

Dy javë nga bërja publike e kësteve të tatim fitimit që duhet të parapaguajnë 30 mijë profesionistë të lirë duket se administrata tatimore do të përballen me ankesa të shumta nga bizneset.

Kontabilistë, auditues, avokatë dhe shumë profesionistë të tjerë nuk e kanë mirëpritur këstin mujor që është përllogaritur nga administrata tatimore për tu paraguar.

“Ankesa ka pasur konsiderueshëm dhe pritet që të dorëzohen shkresat pranë drejtorive rajonale me qëllim të rishikohet tatim fitimi. Bizneset nuk e kanë menduar mundësinë për të njohur shpenzimet dhe nuk kanë kushtuar rëndësi dhe gfitimet ndoshta janë edhe pak më të larta nga realiteti. Rritja e tatimit do të reflektohet te rritja e çmimit. Do të ketë edhe ulje të xhiros te disa biznese ulja e xhiros sjell edhe ulje fitimi. Pse duhet të parapaguaj këstet sipas parashikimit të vitit 2023 kur unë parashikoj që xhiroja do të ulet. Normalisht do të bëj kërkesë për uljen e kësteve të tatim-fitimit”, tha Armand Hasko.

Grupet e interesit janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për tre paditë e dorëzuara për këtë ligj.

Advertisement

“Gjithë fryma që kanë të gjithë profesionistët e lirë është që muajin e parë apo muajin e dytë nuk kanë për t’i paguar këto këste me qëllim që të presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Afati i pagesës së kësteve është deri në datën 30 qershor dhe pas kësaj date nisin gjobat dhe kamatvonesat”, tha Armando Hasko.

Paralelisht administrata tatimore përsërit qëndrimin e saj që bizneset të ankimojnë pranë drejtorive rajonale të tatimeve nëse mendojnë se ka një përllogaritje të gabuar.

Përfaqësues të Tatimeve inkurajojnë ato biznese që vlerësojnë se xhiroja e tyre gjatë këtij viti do të jetë e ndryshme nga 2023, të bëjnë kërkesë për rishikimin e kësteve.

“Tatimpaguesit që ndodhen aktualisht në kushte jo të njëjta me vitin e shkuar që parashikojnë që gjatë këtij viti të kenë ndryshim tyë situatës, ata kanë mundësinë të paraqiten në zyrat e drejtorive rajonale dhe të shprehin arsyet që i konsiderojnë të vlefshme dhe drejtoritë rajonale kanë një vëmendje të shtuar për trajtimin e këtyure kërkesave” , tha Rozana Çelmeta.

Advertisement

Drejtoria e Tatimeve sqaron se në zbatim të ligjit, zbritja e shpenzimeve 30% për bizneset me xhiro 10 milionë lekë në vit do të bëhet më 31 mars 2025, pasi të plotësojnë formularin për zgjedhjen e regjimit të veçantë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy