Makina godet tragjikisht kalimtarin në aksin Korçë-Kapshticë, vdes 50-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Makina godet tragjikisht kalimtarin në aksin Korçë-Kapshticë, vdes 50-vjeçari

Aksident me pasoje vdekje në aksin rrugor Kapshticë-Korçë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e fshatit Progër në afërsi të urës së këtij fshati. Burime të policisë lokale bëjnë me dije se shtetasi me iniciale A.K drejtues i një mjeti tip “Opel” me targa greke ka qēnë duke udhëtuar nga Kapshtica në drejtim tw Korçës kur tek kryqëzimi i fshatit Progër ka përplasur për vdekje një 50 vjecar banues në fshatin Vranisht të Devollit. Të njëjtat burime kanë bërë me dije se 50 vjecari Ajet Hoxha ka qënë duke lëvizur në anë të rrugës kur është përplasur nga mjeti “Opel”. Paraprakisht Policia tha se drejtuesi i mjetit ka qene duke lëvizur me shpejtësi në momentin e aksidentit pranë një kryqëzimi pa ndriçim dhe me kufizim shpejtësie. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit nw komisariatin e Devollit ku po merret ne pyetje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy