“Mallkimi” i pushtetit për Aqif Konesha e Denis Xholi, në 2021 u arrestuan për shitblerje vote në Maqellarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mallkimi” i pushtetit për Aqif Konesha e Denis Xholi, në 2021 u arrestuan për shitblerje vote në Maqellarë

Dy nga personat e arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Bashkinë Bulqizë ishin edhe ish drejtori Juridik, Denis Xholi e administratori i firmës që kishte punuar në rikonstruksionin e rrjetit të ujërave të zeza, Aqif Konesha nuk janë persona të panjohur për drejtësinë.

 

Në vitin 2021, pikërisht 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare, Denis Xholi e Aqif Konesha u pikasën nga simpatizantë të Partisë Demokratike në Maqellarë të Dibrës, ku në mjetin me të cilin udhëtonin, u gjetën shuma parash dhe lista të zgjedhësve.

 

Advertisement

Prokuroria e Dibrës ngriti akuzën e “Shitblerjes së votës dhe ndikimit të paligjshëm në zgjedhje” dhe të dy, Konesha e Gjoli përfunduar në burg ku u dënuan me nga një vit.

 

Pas vuatjes së dënimit, mësohet se Xholi nuk ka punuar më në administratë pasi gjykata e ndalonte atë të ushtronte funksione publike për 5 vite.

 

Advertisement

Ndërsa Konesha i kishte hyrë punës në sektorin privat.

 

Mbetet e paqartë se si Denis Xholi ishte bërë pjesë e tenderit “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë afro 2.8 milion euro, pasi tenderi është zhvilluar në Prill të vitit 2022, kohë kur Xholi ka qenë i dënuar.

 

Advertisement

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për 8 zyrtarë e ish zyrtarë të Bashkisë Bulqizë dhe 3 personave nga firmat zbatuese të projektit, si dhe dy masa arrest shtëpie për 2 punonjës të firmave.

 

Mes të arrestuarve ishte vetë Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe zëvendësja e tij, Enkeleda Lleshi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy