Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakra e Lushnjës, GJKKO dënon me burg përjetë Laert Haxhiun

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka dënuar me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun, i akuzuar për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ku mbetën të vrarë 2 persona.

Procesi në Gjykatën e Posaçme u zhvillua në mungesë të tij. Më 9 prill, SPAK dha pretencën dhe kërkoi burgim të përjetshëm për Haxhiun.

Ai akuzohet për masakrën e Lushnjes në shtator 2017, ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Shënjestër e atentatit, sipas SPAK, ka qenë Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili mundi të shpëtonte.

Aktualisht Laert Haxhiu është i arrestuar në Greqi në pritje të vendimit për ekstradim në Shqipëri me kërkesë të autoriteteve shqiptare.

Advertisement

Laert Haxhiu, një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, rival i Aldo Bares është arrestuar nga policia greke me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

31-vjeçari, i lindur në Lushnjë, u arrestua në Janinë nga policia greke dhe me vete kishte një leje qëndrimi greke të falsifikuar me emrin Mikis Askalidis, 32 vjeç, lindur në Gjeorgji. Në 2017, në Lushnje u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, por u shpëtoi shënjestra, Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes.

Në këtë atentat u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy