Masakroi kunatën me sëpatë, gjykata lë në burg 58-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Masakroi kunatën me sëpatë, gjykata lë në burg 58-vjeçarin

58-vjeçari Tefik Tashi, i cili vrau me sëpatë motrën e gruas së tij, Alma Qevanin,  është lënë në burg. Tri ditë pas krimit makabër në fshatin Kusarth të Elbasanit, Tashi është njohur me masën e sigurisë nga gjyqtarja Matilda Fetau.

 

Gjatë seancës vrasësi është shprehur se ndjehet i penduar për krimin e kryer dhe se sipas tij gjithcka ka ndodhur në një moment gjaknxehtësie.

 

Advertisement

Krimi erdhi pasi  një debati të nisur në shtëpinë ku jetonin viktima, motra e saj Ema Qevani, autori dhe prindërit e dy motrave. Më pas Tefik Tashi dhe dy gratë dolen nga shtëpia duke vijuar debatin në rrugë aty ku 58-vjeçari qëlloi me sëpatë motrën e bashkëhortes së tij.

 

Vetëm pak minuta më pas autori u kap nga policia, teksa ishte duke vrapuar në fshatin Shirgjan, me sëpatën në duart me gjak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy