Mashtroi një shtetase se do e pajiste me pasaportë bullgare/ Arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë, përvetësoi mbi 8 mijë euro (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mashtroi një shtetase se do e pajiste me pasaportë bullgare/ Arrestohet 56-vjeçarja në Tiranë, përvetësoi mbi 8 mijë euro (EMRI)

Policia e Tiranës ka arrestuar një 56-vjeçare, e cila kishte përfituar mijëra euro përmes mashtrimit.

 

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë Lumturie Gjana, e cila ka përvetësuar 8850 euro me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 56-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

 

Advertisement

DVP Tiranë

 

Përvetësoi 8850 euro nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 56-vjeçarja.

 

Advertisement

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin ndaluan shtetasen L. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Kjo shtetase dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 8850 euro, me pretendimin se do të ndihmonte një shtetase 50-vjeçare, për plotësimin e dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me pasaportë bullgare, për fëmijët e saj.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy