Maturanti gjeni në matematikë, fituesi i olimpiadave: Dua të shkollohem jashtë Shqipërisë, por do rikthehem për të dhënë kontributin tim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Maturanti gjeni në matematikë, fituesi i olimpiadave: Dua të shkollohem jashtë Shqipërisë, por do rikthehem për të dhënë kontributin tim

Tedi Qamo është një gjeni në matematikë, teksa “dashuria” për numrat e ka shoqëruar që në vegjëli. Në “Vizionin e Pasdites”, ai rrëfeu pasionin e tij për matematikën, e cila është ende prezente edhe tani që ai është 18 vjeç.

“Pasioni për matematikën ka lindur shumë herët, që në klasë të parë, të dytë, punoja me gjyshen ato që ishin ushtrimet e para, sado që ishin mbledhje, zbritje, prapë e ndjeja veten mirë tek kjo botë e numrave dhe pastaj vazhdoi, Mora pjesë në disa olimpiada”, tha ai duke nënvizuar se përpjekjet e tij janë vlerësuar në këto olimpiada, ndër të tjera edhe me medalje ari.

Gjyshja, një mësuese matematike, ishte edhe shtysa e tij fillestare drejt matematikës, që para se të niste shkollën.

“Ajo jepte në gjimnaz, por kur isha unë në klasë të parë, të dytë kishte dalë në pension dhe u fokusua tek unë. Po prapë unë e ndjeja veten shumë mirë, punoja, më kujtohet shkoja çdo pasdite, mbaroja detyrat dhe shkoja, punoja rregullisht”, tregon ai.

Advertisement

Orët e gjata të pasdites të studimit me gjyshen tejkalonin librat shkollorë, duke mësuar edhe formula apo ushtrime të tjera.

“Në klasë të dytë, të tretë vazhdoi ajo përgatitja e rregullt që shkoja çdo pasdite dhe në klasë të pestë filloi përgatitja me gjëra shtesë, pasi mora bazat mirë punuam dhe tej librit me libra të tjerë të vjetër që kishte gjyshja dhe pastaj nga klasa e tetë filluam të punonim më intensivisht, pas fitores së medaljes së arit”.

Po ashtu, ai rrëfen se historia dhe gjeografia janë dy lëndë të tjera të cilat i pëlqen shumë.

“Nuk kanë shumë shumë lidhje, lidhje kanë vetëm tek struktura. Mua më pëlqen të mësoj në mënyrë të strukturuar, pra të dëgjoj shpjegimin e mësuesit, të lexoj librin e më pas të nxjerrë shënimet e mia për gjithçka, shënimet kanë skemën e tyre, pra përpiqesha t’i riktheja të gjitha shënimet në atë strukturën e ngurtë siç e ka matematika, por prapë duke ruajtur logjikën”, tha ai.

Advertisement

Fitues i shumë medaljeve dhe gjeni në një fushë për të cilën vendi po “lëngon”, Tedi Qamo shprehet se dëshiron që studimet e larta të lidhen po me matematikën, por në degë si inxhinieria. Ai theksoi se dëshiron të shkollohet jashtë Shqipërisë, por të rikthehet në atdhe për të dhënë kontributin e tij pas formimit akademik./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy