Kryeministri Edi Rama shprehet se qeveria do të garantojë bonusin për bebet edhe përgjatë këtij viti.
Kreu i qeverisë ka publikuar në faqen e tij në Facebook shifrat e të lindurve për vitin që lamë pas, ndërsa ka bërë me dije se janë 115.764 fëmijë të lindur në vendin tonë nga janari i 2019, që kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale.
“43,581 fëmijë të lindur gjatë vitit që sapo lamë pas, bashkë me mbarësinë dhe gëzimin e papërshkrueshëm, kanë sjellë për familjet e tyre edhe bonusin e bebes. 115,764 fëmijë të lindur nga Janari 2019 kanë përfituar nga mbështetja direkte e programit të mbrojtjes sociale për të porsalindurit. Edhe këtë vit, garantojmë bonusin për çdo fëmijë që vjen në jetë, në Shqipëri apo jashtë, që regjistrohet në vendin amë. 40,000 lek për fëmijën e parë; 80,000 lek për fëmijën e dytë; 120,000 lek për fëmijën e tretë e më tej.”