Mbrojtja nga sulmet kibernetike, krijohet njësia e posaçme ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbrojtja nga sulmet kibernetike, krijohet njësia e posaçme ushtarake

Për t’i bërë ballë sulmeve kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes ngrihet një njësi e gjitha e re ushtarake.

Me pajisjet më të fundit të teknologjisë ajo është në vëzhgim në çdo orë të ditës dhe të natës për të parandaluar çdo sulm kibernetik ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe çdo strukture të Forcave të Armatosura.

E mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës veçmas në ekspertizë me funksionimin e njësi ushtarake të sigurisë kibernetike u prezantua edhe kryeministri Edi Rama.

Në afatgjatë tha Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, kjo njësi do të shërbejë edhe si një shkollë për të formuar ekspertë jo vetëm për Forcat e Armatosura, por edhe për institucione të tjera publike dhe private.

Advertisement

“Sky is the limit’’, domethënë mundësitë janë shumë të mëdha për këta ekspertë të rinj që janë duke u formuar shumë shpejt dhe me të vërtetë kemi arritur brenda një kohe të shkurtër një standard mbrojtje shumë të lartë.

Në sulmet e njëpasnjëshme kibernetike që disa institucione pësuan, nga e-albania, policia, sistemi TIMS dhe së fundmi parlamenti, ushtria është e vetmja që nuk është përballur me to. Përpjekje për ndërhyrje në sistemin e të dhënave të forcave të armatosura ka pas, por asnjëherë nuk depërtuan thonë specialistët e teknologjisë së informacionit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy