minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Mbyllet kufiri me Greqinë, për dy ditë do të lejohet kalimi vetëm nga Kapshtica - Struga.info


Mbyllet kufiri me Greqinë, për dy ditë do të lejohet kalimi vetëm nga Kapshtica

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbyllet kufiri me Greqinë, për dy ditë do të lejohet kalimi vetëm nga Kapshtica

Policia dhe Ministria e Jashtme bënë të ditur sot se pikat e kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë për shkak të protestave të sindikatave në vendin fqinj.

Duke nisur nga data 2 prill prej orës 05:30 deri më 4 prill, do të mbyllen pikat e kalimit kufitar në Kakavijë, Tre Urat në Përmet dhe Qafë-Bota në Sarandë.

Konkretisht nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve.

Por do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe si dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Advertisement

Autoritetet shqiptare u bëjnë apel qytetarëve që të përdorin pikat e tjera kufitare me Greqinë si ajo e Kapshticës.

Ndërkohë policia shton se është në kontakt me palën greke për të mësuar nëse mund të ketë bllokim edhe në Kapshticë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy