McGonigal pranoi se ka marrë para nga një shqiptar/ Bardhi kërkesë SPAK: Nisni hetimet ndaj Ramës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
McGonigal pranoi se ka marrë para nga një shqiptar/ Bardhi kërkesë SPAK: Nisni hetimet ndaj Ramës

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare SPAK, ku kërkon që drejtësia të nisë hetimet ndaj kryeministrit Rama, lidhur më çështjen “McGonigal”.

 

Ky i fundit pranoi para drejtesise amerikane se ka marrë 225 mijë dollarë nga një ish-agjent shqiptar.

 

Advertisement

Bardhi i është drejtuar SPAK për të mësuar nëse ka nisur hetimet mbi këtë çështje në bazë të ecurisë së hetimeve në SHBA.

 

“Pranimi i fajësisë nga shtetasi amerikan Charles F. McGonigal e lidhin këtë të fundit me veprime dhe mosveprime të kundërligjshme të shtetasit Edi Rama, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Përvec pagesës në të zezë për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të Kryeministrit, çka përbën qartësisht korrupsion aktiv të zyrtarëve të huaj, rezulton se gjatë dëshmisë për pranimin e fajësisë Charles F. McGonigal ka shpjeguar se marrëdhënien me Edi Ramën e krijoi për efekt të biznesit.” – shkruan Bardhi në letrën drejtuar SPAK.

 

Advertisement

Opozita ka akuzuar që në krye të herës kryeministrin Rama, si të përfshirë në këtë aferë.

 

Sipas opozites, Rama ka paguar shuma të mëdha parash për të nisur një hetim të rremë kundër kundërshtarëve politik të tij ne Shqiperi.

 

Advertisement

Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga SPAK nëse ka kërkuar apo jo nga drejtësia amerikane një kopje të dosjes “McGonigal”.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy