minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Me ftesë të Erdogan, Rama viziton nesër Turqinë! Në takim do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet rajonale - Struga.info


Me ftesë të Erdogan, Rama viziton nesër Turqinë! Në takim do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet rajonale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me ftesë të Erdogan, Rama viziton nesër Turqinë! Në takim do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet rajonale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me ftesë të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, thuhet se në takimet që do të zhvillohen në kuadër të vizitës më 6-7 janar, marrëdhëniet bilaterale midis Turqisë dhe Shqipërisë do të rishikohen në të gjitha dimensionet, si dhe do të trajtohen hapat që mund të merren për zhvillimin e bashkëpunimit.

Në takime gjithashtu do të shkëmbehen mendime mbi zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Rreth dy javë më parë Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte në një lidhje direkte në ceremoninë e nisjes së punimeve për rindërtimin e banesave në Laç, të cilat u dëmtuan nga tërmeti.

Advertisement

Erdogan premtoi se do ti qendroje pranë popullit shqiptar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy