Me kokainë dhe thikë me vete, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Me kokainë dhe thikë me vete, arrestohet 31-vjeçari në Durrës

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Durrësit, pasi shpërndante doza të drogërave të forta. Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, të riut iu gjet një sasi kokainë e ndarë në doza gati për shitje.

 

Gjithashtu, policia gjeti dhe sekuestroi dhe një biçak që i përkiste të riut.

 

Advertisement

Ai do të gjykohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy