“Më zhgënjeve”/ Rama i përgjigjet qytetarit për vendimin e ‘Kushtetueses’ për Metës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Më zhgënjeve”/ Rama i përgjigjet qytetarit për vendimin e ‘Kushtetueses’ për Metës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mosshkarkimin e presidentit Ilir Meta.

 

Rama ka replikuar në Facebook me një qytetar i cili shprehet i zhgënjyer nga Rama pas vendimit të Kushtetueses. Ndërkohë Rama, në përgjigjen e tij thekson se Gjykata Kushtetuese nuk varet nga qeveria.

 

Advertisement

Bajram Saraci: Me goditjet që more nga gjykata k. Sot nuk të ka asnjë vlerë fjala. Dikur të mbuluam me vota , po me sa duket , nuk e ke ptoblem të dalësh i zbuluar. Asnjëherë nuk më ke zhgënjyet si sot. Dikur për të votuar ty, më thyen krahun. Të trokitëm ndonjëherë në derë.Fiasko.

 

Edi Rama: Bajram Saraci gjykata kushtetuese nuk varet nga qeveria i dashur Bajram dhe nuk e kuptoj per cfare dalje zbuluar e ke fjalen, sepse faktikisht gjykata kushtetuese doli kunder vendimit tone! Ah, nese ti ke menduar se une duhet te kontrolloj edhe gjykaten kushtetuese atehere ky nuk eshte faji im, sepse detyra ime eshte komplet tjeter dhe per sa kohe e kemi zgjedhur kete sistem, duhet te pajtohemi edhe me faktin se pushtetet e pavarura mund te marrin vendime qe nuk na pelqejne! Une nuk dua t’i komentoj vendimet e gjykatave, sepse nuk me takon, por qe te me thuhet se nje vendim gjykate qe bie ndesh komplet me qendrimin tim qenka zhgenjim prej meje, kjo eshte absurde fare

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy