“Melia Durrës” feston 1-vjetorin, drejtori i hotelit me 5 yje: Këtë vit synojmë të presim 15 mijë turistë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Melia Durrës” feston 1-vjetorin, drejtori i hotelit me 5 yje: Këtë vit synojmë të presim 15 mijë turistë

Ditëlindja e parë e gjeti brandin prestigjioz “Melia Durrës” nën ritmet e muzikës, plot ngjyra dhe të mbushur me pushues.

Pasi shijuan orët e diellit, turistë vendas e të huaj iu bashkuan festës së veçantë, të organizuar për të gëzuar të gjithë së bashku një vit të parë të suksesshëm.

Marsela Çibukaj dhuroi tinguj të një muzike të përzgjedhur, ndërsa fëmijë, familjarë e të moshuar festuan plot energji për disa orë me radhë.

Në këndin e dedikuar për foto, pushuesit memorizuan momentin, ndërsa pas disa orësh dëfrim, të gjithë drejtuan sytë nga qielli për spektaklin e fishekzjarreve.

Advertisement

Për drejtues të resortit me 5 yje, suksesi në këtë vit të parë është i dukshëm dhe bazohet në shifra, që të shtyjnë drejt ambicies për më shumë.

“Viti i parë shënoi sukses. Hoteli është përqafuar shumë shpejt si nga turistët vendas, edhe nga të huajt. Gjatë vitit 2023, ne mirëpritëm 10 mijë turistë dhe synimi për këtë vit është që të arrijmë në 15 mijë. Në hotel gjatë pikut të sezonit dominojnë vizitorët nga Spanja e Portugalia, ndërsa gjatë dimrit pushuesit më të shumtë janë vendas dhe ata që vijnë nga vendet e rajonit”, thotë Juan Tunon Cifre, drejtor i përgjithshëm i “Melia Durrës”.

“Melia Durrës”, një investim i grupit “Concord Investment”, hapi dyert në fund të majit të shkuar, për të ofruar një shërbim elitar që i kishte munguar deri më sot tregut tonë turistik.

Oazi me 5 yje ofron 475 dhoma për të gjithë turistët, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur, si edhe kuzhinë atë shijeve të ndryshme. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy