“Melia Durrës” feston një vjetorin, drejtori i hotelit me 5 yje: Këtë vit synojmë të presim 40 mijë turistë 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Melia Durrës” feston një vjetorin, drejtori i hotelit me 5 yje: Këtë vit synojmë të presim 40 mijë turistë 

“Melia Durrës”, një investim i grupit “Concord Investment”, festoi një vjetorin e hapjes dhe sukesin e arritur në këtë vit të parë të eksperiencës në bregdetin shqiptar.

Brandi prestigjioz spanjoll u inaugurua në fund të majit të shkuar për të ofruar një shërbim elitar që i kishte munguar tregut tonë turistik.

Me 475 dhoma, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur dhe kuzhinë të shijeve të ndryshme, oazi me 5 yje mirëpriti gjatë vitit 2023, 25 mijë turistë vendas e të huaj, shifra që drejtuesit i shtyjnë drejt ambicies për më shumë.

“Gjatë vitit 2023 ne mirëpritëm 25 mijë turistë dhe synimi për këtë vit është që të arrijmë në 40 mijë”, tha ai. 

Advertisement

Ditëlindja e parë e gjeti brandin prestigjioz “Melia Durrës” nën ritmet e muzikës, plot ngjyra dhe të mbushur me pushues.

Pasi shijuan orët e diellit, turistë vendas e të huaj iu bashkuan festës së veçantë, të organizuar për të gëzuar të gjithë së bashku një vit të parë të suksesshëm.

Marsela Çibukaj dhuroi tinguj të një muzike të përzgjedhur, ndërsa fëmijë, familjarë e të moshuar festuan plot energji për disa orë me radhë.

Festës iu bashkuan edhe figura të njohura të ekranit.

Advertisement

Në këndin e dedikuar për foto, pushuesit memorizuan momentin, ndërsa pas disa orësh dëfrim, të gjithë drejtuan sytë nga qielli për spektaklin e fishekzjarreve./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy