Meloni mbërrin në Shqipëri, vizitë në qendrat e emigrantëve dhe konferencë me Ramën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo ka zbritur në aeroportin e Rinasit nga ku do të niset për të inspektuar  qendrat e emigrantëve që po ndërtohen nga qeveria Italiane në territorin shqiptar.

Punimet për qendrën pritëse në Shëngjin përfunduan një ditë para vizitës së Melonit, aty ku edhe kryeministri Edi Rama dhe Giorgia Meloni pritet të mbajnë një konferencë për shtyp.

Meloni dhe Edi Rama do të vizitojnë edhe zonën e Gjadrit në Lezhë, ku vijojnë punimet e kampit të pritjes së emigrantëve, që mbulon protokolli i bashkëpunimit Itali-Shqipëri për çështjet e migracionit. Këtu janë përfunduar deri tani 30% e punimeve.

Advertisement

Konferenca e Ramës dhe Melonit është parashikuar të mbahet në orën 12:00, ndërkohë që Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin. /vizionplus.tv

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy