Meta kërcen me minoritarët: Të drejtat e tyre, element thelbësor për integrimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta kërcen me minoritarët: Të drejtat e tyre, element thelbësor për integrimin

Presidenti Ilir Meta priti këtë të premte në Presidencë përfaqësues të pakicave kombëtare në Shqipëri.

 

Ilir Meta tha se ka një rëndësi të veçantë që të drejtat e tyre të respektohen.

 

Advertisement

Sipas tij, ky është një element thelbësor edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

“Shumë i lumtur të kremtoja sot në Institucionin e Presidentit, së bashku me përfaqësues të të gjitha minoriteteve dhe pakicave në vendin tonë, Ditën Ndërkombëtare për Diversitet Kulturor, Dialog dhe Zhvillim. Promovimi i paqes, i harmonisë dhe i bashkëjetesës mes etnive, si dhe domosdoshmëria e respektimit dhe mbrojtjes të të drejtave të pakicave kombëtare janë një element thelbësor për integrimin e plotë të Shqipërisë në familjen europiane. Kjo është një pasuri, që e kemi ruajtur ndër breza, ashtu siç ruajmë edhe bashkëjetesën fetare, për të cilat jemi një shembull i shkëlqyer në rajon dhe në të gjithë botën. 🇦🇱🇪🇺

 

Advertisement

Pas përfundimit të aktivitetit, kreu i shtetit ia mori valles me minoritarët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy