Meta kundër lirimit të Bllakos: Rama ushtroi presion ndaj sistemit të drejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta kundër lirimit të Bllakos: Rama ushtroi presion ndaj sistemit të drejtësisë

Kryetari i Partise së Lirise, Meta akuzoi shefin e qeverise Rama se ushtroi presion mbi sistemin e drejtesise për te liruar ish-deputetin socialist Alqi Bllako.

 

Gjate mbledhjes se komitetit organizator, Meta ironizoi arsyetimin e Gjykates për ndryshimin e mases se sigurise, duke sjelle ne vemendje se janë qindra qytetare në burg per ndertime pa leje dhe energjine, edhe pse kane femijë te mitur.

 

Advertisement

ILIR META

KRYETAR I PARTISE SE LIRISE

 

“Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është një goditje fatale për sistemin e drejtësisë. Është një humbje morale, e gjitha me urdhër të Edi Ramës.”

Advertisement

 

Sipas Metës, ky vendim i gjykates është një argument më shume që tregon se pergjegjes per inceneratoret është kryeministri Rama.

 

” Vendimi i djeshëm tregoi që koka e kësaj afere është Edi Rama, nuk janë as Alqi as Lefteri. Kjo është drejtësi më regji. Sepse drejtësia nuk veproi kurrë atëherë kur duhet të vepronte. Fakte flagrante, jo fjalë. Shkelje të hapura nga Edi Rama, Engjell Agacci dhe ministra. “

Advertisement

 

Kryetari i Partise se Lirise ka akuzuar qeverine për një fature korrupsioni që shkon deri ne 12 miliardë euro duke u bëre apel anetareve të forces qe drejton që të denoncojne cdo ceshtje e çdo afere.

 

Dhe në prag te zgjehdjeve lokale, mMeta ka bere serish apel që opozita të bashkohet kundër mazhorances socialiste.

Advertisement

 

 “Partia e Lirise ka një rol shumë të rëndësishëm dhe për këto zgjedhje, për të kontribuar për fitoren e opozitës e rikthimin e demokracisë në nivel vendor por për ti shndërruar këshillat bashkiakë në parlamente të vërteta.”

 

Në 29 tetor Partia e Lirise do te mbledhe Konventen Kombetare dhe do te miratoje ndryshimet ne statut dhe do te permbylle procesin e zgjedhjes se forumeve per te nisur betejen per zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy