Meta ngre shqetësimin: Shkatërrimi i Bujqësisë, mjerim për vendin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta ngre shqetësimin: Shkatërrimi i Bujqësisë, mjerim për vendin

Protesta e fermerëve në Bilisht ka sjellë reagimin e presidentit Ilir Meta.

 

Kreu i shtetit thekson se të gjithë duhen të bëhen bashkë për të mbështetur bujqësinë.

 

Advertisement

Shpëtimi i këtij sektori, nënvizon Meta, është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare.

 

Reagimi:

TË GJITHË BASHKË PËR TË MBËSHTETUR BUJQËSINË, BLEGTORINË DHE AGROTURIZMIN!

Advertisement

TË GJITHË BASHKË KUNDËR SHPOPULLIMIT DHE SHKRETIMIT TË KRAHINAVE MË TË BUKURA DHE PATRIOTIKE TË SHQIPËRISË!
Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.
Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.
Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!
Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.
Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy