Meta sulmon prokurorët e SPAK: Zara të Edi Ramës, u takuan me McGonigal për të riaktivizuar çështjen Cez-Dia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta sulmon prokurorët e SPAK: Zara të Edi Ramës, u takuan me McGonigal për të riaktivizuar çështjen Cez-Dia

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka akuzuar prokurorët e SPAK, duke i quajtur ata si zara të kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim, Meta shprehet se prokurorët po fabrikojnë  përdorimin e disa njerëzve që kanë probleme me drejtësinë kundër tij.

Kreu i PL shton më tej se përballja e tij me Edi Ramën ka qenë i vetëm në Komisionin e Venecis dhe sipas tij McGonigal është takuar me prokurorët e SPAK, pikërisht për riaktivizimin e Cez-Dia-s.

Dhe janë të mjerë të gjithë ata mercenarë të Edi Ramës dhe zarave të Edi Ramës, të cilët përpiqen të fabrikojnë të përdorin njerëz të cilët kanë probleme të rënda me drejtësinë dhe duhet ta kishin vendin në burg thjesht edhe vetëm për t’i përdorur kundër ilir Metës. Nuk ka patur, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë rast të cënimit të ligjit nga Ilir Meta qoftë në kryerjen e detyrave shtetërore, qoftë në gjithçka tjetër. dhe duhet ta dini shumë mirë ju, meqë pyetët për 2 marsin që edhe kjo çështja që është rihapur për herë të tretë apo të katërt, CEZ/DIA, është regjistruar nga McGonigal. Sepse një nga angazhimet e McGonigal që është takuar dhe me prokurorë të SPAK, që u dënua për lekët që mori për llogari të Edi Ramës kundër opozitës, ka qenë që të aktivizonte çështjen CEZ/DIA.

Advertisement

Dhe kjo çështje është regjistruar në dhjetori të vitit 2019. Dhe kur është ky moment? Ky moment është midis manifestimit të parë të paralajmëruar nga unë, sepse 2 marsi ishte planifikuar të zhvillohej në fillim të dhjetorit. Por për shkak të tërmetit në nëntor u shty. Si një mjet presioni kundër presidentit të republikës që të pranonte betimet e faqezinjve dhe faqezezave te Lana. Edhe sa herë kishte ndonjë konflikt kundër presidentit të Republikës për çështje për të cilat ai mbante vetëm qëndrime kushtetuese. Zarat e SPAK thoshin po vjen furgoni, ka ardhur Kastriot Ismaili, më falni që po e përmend, ka qenë i dënuar në Fier, po vjen tek SPAK-u. Ka vajtur x prokuror, zar i Edi Ramës në Fier atje dhe po jep dëshmi edhe etj. Etj. Edhe unë qëndrimet edhe më të forta, më patritotike i kisha edhe më në mbrojtje të kushtetutës i kisha. Ju e dini shumë mirë se  i vetëm në Komisionin e Venecias e kam shqepur Edi Ramën me të gjithë McGonigal-ët e tij që lobonin në të gjitha çështjet ku diskutoheshin problemet e raportit me kushtetutën”, tha Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy