Ministri Peleshi: Shuhen pesë vatrat e zjarrit, strukturat janë në gatishmëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Peleshi: Shuhen pesë vatrat e zjarrit, strukturat janë në gatishmëri

Ministri i Mbrojtes Niko Peleshi njofton se janë shuar pesë vatrat e zjarrit që u aktivizuan sot në vend. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Peleshi bën të ditur se aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive.

 

Ministri thekson se strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri.

 

Advertisement

“Të pesë vatrat e zjarrit që ditën e sotme përfshinë zona të ndryshme të vendit janë shuar falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të punonjësve të pushtetit lokal dhe qendror.

Pavarësisht temperaturave të larta, aktualisht nuk kemi asnjë vatër aktive në vend, një situatë e pakrahasueshme me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që gjithë strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor dhe qendror mbeten në gatishmëri”, deklaron ministri.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy