minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Ministrja Xhaçka pret homologun grek Dendias, çështjet që u diskutuan - Struga.info


Ministrja Xhaçka pret homologun grek Dendias, çështjet që u diskutuan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrja Xhaçka pret homologun grek Dendias, çështjet që u diskutuan

Ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat bashkë me homologun grek Nikos Dendias, tha se ekziston vullneti i mirë për zgjidhjen e disa çështjeve me shtetin fqinjë.

Gjatë fjalës së saj, Xhaçka tha se sa i përket çështjes detare, dy palët konfirmuan vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ajo tha se folën edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam.

“Shkëmbyem mendime lidhur me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe shqiptaro-greke. Komuniteti shqiptar në Greqi, vlerësojmë integrimin e tyre në shoqërinë greke. Diskutuam për një sërë çështjesh, që do të lehtësojnë lëvizjen dhe jetën e shtetasve tanë. Shqipëria do të vazhdojë të ndjekë një politikë aktive, me synimin për integrimin euro-atlantik. Integrimi Euro-atlantik mbetet një orientim i pazëvendësueshëm për vendet e rajonit. Integrimi evropian i Shqipërisë, mirënjohje Greqisë për mbështetjen e vazhdueshme. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar kushtet. Shpresat mbeten akoma për një vendim gjatë presidencës franceze të BE-së. Bashkëpunimi ekonomik, të punojmë për rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve. Lufta në Ukrainë, ndajmë qëndrim të njëjtë në dënimin e agresionit ushtarak të Rusisë. Delimitimi i zonave detare, rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Vullneti më i mirë për zgjidhje të pranueshme reciprokisht edhe për abrogimin e Ligjit të Luftës apo çështjen e pronave të komunitetit çam”, tha Xhaçka.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy