“Mos hani bar”/ Ngjela “zbërthen” deklaratën e Kim: Berisha mund të ekstradohet në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Mos hani bar”/ Ngjela “zbërthen” deklaratën e Kim: Berisha mund të ekstradohet në SHBA

Avokati Spartak Ngjela komentoi deklaratën e bërë të premten nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi që ish-kryeministri Sali Berisha të mos jetë deputet në shtator.

 

Ngjela u ndal veçanërisht te shprehja e përdorur nga Kim “mos hani bar”. Ky ishte një mesazh për kryedemokratin Lulzim Basha, sipas avokatit, duke i treguar rrugën e shpëtimit. Kjo pasi, sipas tij, Sali Berisha mund të ekstradohet në SHBA.

 

Advertisement

“Po pse, o njerëz, nuk e vini mendjen në arsye, dhe arsyen në logjikë, e logjikën në gjykim?

Ambasadorja Yuri Kim, nuk e kishte me Saliun, për atë që ajo i tha Bashës, kur i përmendi “ngrënien e barit”. Në këtë rast, ajo i dha rrugën e shpëtimit Bashës; sepse, kuptohet që, për Saliun, ata kanë provat e tyre për veprimtarinë e tij antiamerikane, dhe këto i kanë shprehur. Vendimi i Departamentit të Shtetit thotë se Berisha ka cenuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Dhe juve kjo, ju duket pak? Po, nuk e dini ju, o njerëz, që, cënimi i sigurisë së Amerikës, është krim federal në Amerikë, dhe ky krim ndiqet dhe  hetohet nga FBI?

Po, ku e dini ju se ndërkohë në Uashington FBI nuk ka filluar një proces penal kundër Sali Berishës?! Por, a e dini ju se, për një krim federal kundër Ameikës,  Uashingtoni mund të kërkojë ekstradimin e të akuzuarit? Dhe pastaj, më tej: nuk ju bëri përshtypje fare kërkesa e ngutshme amerikane për ratifikimin sa më të shpejtë në Parlament të konventës së ekstradimit Shqipëri-SHBA? Kërkesa me ngutje për konventën, kuptohet se do të sjellë operacion drastik antikrim në Shqipëri. As kaq nuk kuptoni dot?! Brenda kësaj arsyeje, na duhet të pyesim: Ku e dini ju, o njerëz, që nuk do ta kërkojë Uashingtoni diplomatik ekstradimin e Sali Berishës në Uashington, për të vijuar hetimi i tij me akuzë për veprimtari antiamerikane? E pra, ajo që i tha ambasadorja Yuri Kim Lulzim Bashës, ishte një rrugë shpëtimi për Bashën, dhe jo goditje për Saliun. Sepse… Eshtë e kuptueshme: nëse Sali Berisha ekstradohet për një krim federal me akuzë antiamerikane, dhe, Basha nuk e ka shkëputur ndërkohë partinë prej tij, edhe Basha rrezikohet. Këtë tha zonja Kim, kur i përmendi “ngrënien e barit” Bashës.”

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy