Ndahet nga jeta këngëtari Qemal Kërtusha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndahet nga jeta këngëtari Qemal Kërtusha

Këngëtari i njohur durrsak, Qemal Kërtusha është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare orët e para të mëngjesit.

 

I vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”, ai numëron në repertorin e tij mbi 1000 këngë të kënduara nëpër skenat tona, apo të incizuara. Qemal Kërtusha është fitues i medaljeve të arta në takimet e estradave si në Tiranë, Peshkopi e Shkodër.

 

Advertisement

Me krijimin e estradës profesioniste, ai filloi karrierën si këngëtar profesionist dhe dha shfaqje në të gjitha skenat e vendit. Me një zë krejt të veçantë dhe me mundësi të pakufizuara vokale, diapazoni i tij shtrihet nga muzika popullore, muzika e lehtë, romancat, kënga partizane, kantata e deri tek ajo më e vështira, opera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy