Ndizet Superiorja, Partizani dhe Teuta duel me aromë titulli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndizet Superiorja, Partizani dhe Teuta duel me aromë titulli

Sulmi më I mirë apo mbrojtja më e mirë në kampionat ?!

Java e 25 e Kategorise Superiore, raporton Vizion Plus, sjell një duel me aromë titulli.

Partizani dhe Teuta, dy ekipe që ndajnë vendin e dytë së bashku me Vllazninë, përplasen të dielën në “Elbasan Arena” në një sfide shumë të rëndësishme.  Pas eleminimit plot polemika nga kupa, Partizani i Ilir Dajes I ka fokusuarf të gjitha energjitë tek titulli kampion.

Advertisement

ILIR DAJA

TRAJNERI I PARTIZANIT

“Nuk ka qenë e vështirë të jemi të motivuar sepse vijmë pas dy ndeshjeve shumë të mira, si pas derbit dhe pas asaj në Kupë, pavarësisht se u eliminuam dhe është e rëndësishme. Nuk ka më komente sepse u pa nga të gjithë që në atë ndeshje ne nuk kishim shumë shanse të kualifikoheshim, jo për lojën tonë, por për episodet në ndodhën në lojë.”

 

Advertisement

Teuta sakaq vjen pas suksesit në kupë dhe të gjithë optimizëm dhe moralin e latë dëhsiron ta shfrytëzojë për të mos hequr dorë nga ëndërra e madhe e rikthimit të titullit në Durrës pas më shumë se dy dekadash.

EDI MARTINI

TRAJNERI I TEUTËS

Advertisement

Eshte e vertete kemi nje sfidë te fortë perpara por e kemi studiuar mirë kundershtarin dhe dime mirë ku ta sulmojnë. Sigurisht skuadra ime nuk firmos per rezultat tjeter pervec fitores.

Vllaznisë,një tjetër ekip që synon titullin luan kundër Kastriotit, skuadër e surprizave. Krutanet janë të bindur se mund të marrin 3 pikë ndaj kuqebluve për tiu larguar sa më shumë zonë së ndeshjes shtesë.

Advertisement

RAMADAN NDREU

TRAJNERI I KASTRIOTIT

Kam besim se nëse do të japin maksimumin, nëse do të jemi të thjeshtë, konkret dhe pragmatistë, do të marrim rezultat. Është momenti për të marrë pikët maksimale. Pikët janë shumë të rëndësishme në këtë moment, ndaj shpresoj shumë që në këtë ndeshje do arrijmë t’i marrim.

 

Advertisement

Në sfidat e tjera të javës së 25 të dielën, spikat ajo m,es Lacit kryesues përball Tiranës, Kukësi udhëton në Ballsh, ndërsa Apolonia  luan ndaj Skënderbeut.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy