Ndryshimet në sistemin zgjedhor/ Shabani: Qytetarët të votojnë që 16 vjeç, do garantojmë proces demokratik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndryshimet në sistemin zgjedhor/ Shabani: Qytetarët të votojnë që 16 vjeç, do garantojmë proces demokratik

Anëtari i Nismës Thurje, Endri Shabani, në një intervistë për Vizion Plus ka deklaruar se ndryshimet e kërkuara në sistemin zgjedhor garantojnë demokracinë dhe përfaqësimin e çdo qytetari apo demokrati në proces zgjedhor.

 

Cili është sistemi zgjedhor që ju kërkoni dhe cilat janë pikat e tij kryesore?

 

Advertisement

“Ne duam të mbajmë sistemin proporcional, por ajo që duam të bëjmë është që të garantojmë një përfaqësi të votës. Ne nuk synojmë të ndryshojmë Kushtetutën, fatkeqësisht ndryshimet e Kushtetutës të 2008-ës kanë prodhuar një cungim të demokracisë, por fatmirësisht edhe për shkak të fushatës që ne ndërmorën në 2020-ën, që prodhoi ndryshim në sistemin zgjedhor me hapjen e listave, prodhoi dhe heqjen e disa kufizimeve nga Kushtetuta”, thekson ai.

 

Cilat janë ndryshimet që kërkoni?

 

Advertisement

“Në kërkojmë së pari, sepse duke qenë se nuk arrijmë dot ta bëjmë proporcional kombëtar pa ndryshuar Kushtetutën, të paktën të kufizojmë numrin e qarqeve”, thekson ai duke theksuar se të pasurit 12 qarqe ka sjellë probleme pasi ka ndryshuar peshën e votës. “Votuesi në Tiranë ka më pak përfaqësues se votuesi në Kukës apo Dibër”, shton ai duke kërkuar zvogëlimin e zonave zgjedhore. “Ne propozojmë që pragu kombëtar të hiqet dhe të ketë një prag natyral, i cili shkon diku te 1%”.

 

Një tjetër propozim ishte e drejta e propozimit që 16 vjeç, a duket pak e parakohshme?

 

Advertisement

“Jo, fare ka edhe aktorë të tjerë që e kanë kërkuar dhe po punojnë për këtë ndryshim. Mosha e përgjegjësisë penale është 16 vjeç, pra një 16-vjeçar mban përgjegjësi, shkon në burg për veprat që bën, pse ne të mos i japim të drejtën për të votuar”, thekson ai duke shtuar se ikja e të rinjve dhe mospërfshirja në politikë është një ndër problemet kryesore në vend.

 

Ju kishit në krah përfaqësues të forcave të vogla politike, por jo të forcave të mëdha opozitare, përse nuk ishin ata krah jush?

 

Advertisement

“PD kishte sjellë disa përfaqësues aty. Kjo është një betejë që unë jam i bindur se do të ec me dy nivele. Një nivel do të jetë në terren, duke filluar që nga nesër do të regjistrojmë grupin themeltar, do shkojmë nga qyteti në qytet dhe një grup deputetësh do të mbledhin firmat në Kuvend. Jam i sigurt se atje do të bashkohen edhe deputetë të opozitës, përfshirë PD, fraksionet e tjera të krijuara nga PD”, thotë ai.

 

Nëse i merrni 50 mijë firma, sa e realizueshme mendoni se është kjo nismë?

 

Advertisement

“Nuk e pengon asgjë që ta çojmë këtë çështje në referendum. A do të ketë guxim Edi Rama, Sali Berisha, Ilir Meta, kryesisht personi më interesuar këtu është Edi Rama, të iu thotë qytetarëve mos dilni të votoni. Praktikisht ne do t’i vendosim këta përpara faktit të kryer”, thotë ai duke shtuar se do i garantohet vendit një sistem zgjedhor demokratik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy