Në lokal, me armë në brez/ Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Në lokal, me armë në brez/ Arrestohet 36-vjeçari në Tiranë

Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme.

 

Blutë bëjnë me dije se i riu ra në pranga në kuadër të operacionit “Klienti”,  ku u kap me armë zjarri në një lokal.

 

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale,  36-vjeçarit iu sekuestrua pistoleta dhe fishekë.

 

Tiranë/Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

 

Advertisement

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Klienti”.

 

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

 

Advertisement

Vihet në pranga poseduesi.

 

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën “Isuf Elezi”, në një lokal, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi G. N., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.

 

Gjatë kontrollit fizik të shtetasit 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy