Nga Izraeli në Shqipëri/ Harri rrëfen jetesën mes shqiptarëve: Janë popull mikpritës, por kurioz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nga Izraeli në Shqipëri/ Harri rrëfen jetesën mes shqiptarëve: Janë popull mikpritës, por kurioz

Harri, është i riu që ka udhëtuar nga Izraeli drejt Shqipërisë, por jo vetëm për ta vizituar vendin tonë, por për të jetuar këtu. Në një intervistë për Vizion Plus, në emisionin Vizioni i Pasdites, ai rrëfen qasjen me shqiptarët në përditshmërinë e tij, që siç ai përshkruan janë mjaft kuriozë.

 

“Mendoj se shqiptarët janë shumë të dashur, janë shumë mikpritës, janë shumë kuriozë, kanë shumë dëshirë të më njohin. Gjithmonë kur shkoj në një fshat të vogël më thonë hajde. Më pas më ulin, më japin raki, ftua , më pyesin pse je këtu, ne shkojmë në Amerikë, ju vini këtu. Ato e kanë të vështirë ta pranojnë se të huajt vijnë këtu, duan të jetojnë në Shqipëri, gjë që për mua është shumë për të qeshur. Këtu është shumë bukur, mënyra e jetesës, mënyra se si njerëzit sillen me ty e gjërat që mund të bësh e shohësh këtu, është e mrekullueshme”, tha ai.

Ai shprehet se i pëlqen Shqipëria dhe shqiptarët, ndaj e konsideron si vendin e duhur për të jetuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy