Ngujoi 6 vjet gruan dhe fëmijët/ Xherxh Laçi: I mbrojta nga rruga e keqe/ Familja: Jemi dhunuar sistematikisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngujoi 6 vjet gruan dhe fëmijët/ Xherxh Laçi: I mbrojta nga rruga e keqe/ Familja: Jemi dhunuar sistematikisht

“Nuk kam dhunuar familjen, por e mbaja të izoluar për shkak të besimit tim fetar’. Kjo ishte dëshmia e 50-vjeçarit Xherxh Laçi, i cili u arrestuar mesditën e së dielën nga Komisariati nr.4 në Tiranë për shkak se mbante të ngujuar prej 6 vitesh bashkëshorten dhe dy fëmijët e mitur.

 

Në dëshminë e tij, Laçi është shprehur se nuk lejonte që fëmijët të shkonin në shkollë që t’i mbronte nga rruga e keqe dhe të mos infektoheshin nga shoqëria.

 

Advertisement

Por nga ana tjetër, bashkëshortja e tij dhe dy djemtë e mitur, 15 dhe 17 vjeç kanë rrëfyer përpara policisë në prani të psikologëve se janë dhunuar sistematikisht nga kryefamiljari.

 

Xherxh Laçi jetonte në kushte të vështira ekonomike në zonën e 5 Majit në Tiranë. Ai ishte papunë dhe mbijetonte nga ndihmat që u jepeshin herë pas here.

 

Advertisement

Babai dhe e motra e 50-vjeçarit kanë mohuar që Xherxh Laçi të ketë ushtruar dhunë ndaj tyre. Sipas babait të tij, i biri ishte besimtar mysliman që falej, por nga ana tjetër kishte probleme të shëndetit mendor.

 

Për shkak të sjelljeve të tij ekstremiste si dhe municioneve që u gjetën në banesën, në hetime është përfshirë edhe Antiterrori.

 

Advertisement

Xherxh Laçi akuzohet për dhunë në familje, keqtrajtim të miturish dhe armëmbajtje pa leje. Ndërkohë familja e tij tashmë është marrë nga qendra sociale ku po i nënshtrohet rehabilitimit.

 

Xherxh Laçi është një emër i njohur për policinë pasi përpara 9 vitesh u arrestua, pasi qëlloi me armë zjarri duke terrorizuar banorët e lagjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy