Nisja e hetimeve nga SPAK/ Meta: “Krijesa” e partisë po keqpërdoret, populli është gjykatësi i vetëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nisja e hetimeve nga SPAK/ Meta: “Krijesa” e partisë po keqpërdoret, populli është gjykatësi i vetëm

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish pas nisjeve të hetimeve nga SPAK.

 

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se këto janë përpjekje të dëshpëruara të “krijesave” të partisë, siç e quan ai SPAK.

 

Advertisement

Meta theksoi se këto veprime kudër tij po ndërmerren për të larguar vëmendjen nga afera e inceneratorëve dhe ajo e Portit të Durrësit.

 

Kreu i Partisë së Lirisë shprehu edhe një herë bindjen se SPAK merr urdhra nga Kongresi I partisë, ndërsa sipas tij monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt.

 

Advertisement

Hetimet tona vazhdojnë të thellohen dhe rëndohen jo vetëm për aferën e zezë të inceneratorëve, jo vetëm për superaferën e Portit të Durrësit kosto e të cilit mund të shkojë deri në 5 miliardë euro për taksapaguesit durrsakë dhe shqiptarë, por edhe për shumë afera të tjera, garant dhe përfitues kryesor i të cilave është Ramoviçi dhe për të cilat do të përgjigjet deri në një.

 

Përpjekjet e dëshpëruara për të keqpërdorur “krijesat” e Partisë në drejtësi për të spostuar vëmendjen e opinionit publik me “hetime” qesharake ndaj drejtuesve të opozitës tregojnë vetëm përpëlitjet e fundit të regjimit kriminal për të shtyrë me ditë dhe javë llogaridhënien e tij të pashmangshme.

 

Advertisement

Krijesat e Partisë që marrin urdhra në Kongresin e partisë-shtet veç forcojnë bindjen e të gjithë shqiptarëve të ndershëm se janë një seksion i Rilindjes dhe përgjegjëse po sa ajo për korrupsionin galopant dhe lidhjet e krimit me politikën. Monopolin e Drejtësisë e ka vetëm Populli i Shqipërisë dhe ai do të jetë Gjykatësi më i drejtë shumë shpejt”, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy